Ambasadori Ito takon Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
2019/3/2

Më datë 1 mars, Ambasadori i Japonisë, Sh.T.Z. Makoto Ito zhvilloi një takim kortezie me ministrin e sapoemëruar të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sh.T.Z. Eduard Shalsi.
Gjatë takimit, ministri i Shtetit Shalsi bëri një prezantim të shkurtër mbi mjedisin e investimeve të huaja në Shqipëri. Nga ana e tij, Ambasadori Ito shkëmbeu sinqerisht pikëpamjet e tij mbi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe mbi mundësinë që kompani të ndryshme japoneze të investojnë në Shqipëri.