Ambasadori Ito takon Ministren e re të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
2019/2/27

Më datë 26 shkurt, Ambasadori i Japonisë, Sh.T.Z. Makoto Ito zhvilloi një takim kortezie me Ministren e sapoemëruar të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Sh.S.Z. Elisa Spiropali.
Gjatë takimit, ata biseduan mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe mes vendeve tona, si dhe mbi mundësitë e shumanshëme të bashkëpunimit në të ardhmen.