Ambasadori Ito zhvillon vizitë në qytetin e Fierit
2019/2/21

Më datë 20 shkurt, Ambasadori i Japonisë, Sh.T.Z. Makoto Ito zhvilloi një vizitë në qytetin e Fierit, ku u takua me Kryetarin e Bashkisë z. Armando Subashi.
Gjatë takimit, ata biseduan mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe mes vendeve tona, si dhe mbi mundësitë e shumanshëme të bashkëpunimit në të ardhmen. Kryebashkiaku Subashi i foli Ambasadorit Ito mbi industritë kryesore të rrethit të Fierit, që janë bujqësia dhe turizmi, duke u përqëndruar kryesisht në zonat arkeologjike si Amfiteatri i Apolonisë dhe Parku i Bylisit.