Ambasadori Ito takon Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi
2019/2/20

Më datë 19 shkurt, Ambasadori i Japonisë, Sh.T.Z. Makoto Ito zhvilloi një takim kortezie me Ministrin e sapoemëruar të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Sh.T.Z Bledi Çuçi.
Gjatë takimit, Ambasadori Ito i foli Ministrit Çuçi mbi bashkëpunimin dhe ndihmën ekonomike shumëvjeçare që Japonia i ka ofruar Shqipërisë, kryesisht në sektorin bujqësor, duke u përqëndruar në ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve shqiptar si dhe në projektin për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare në Shqipëri”, i financuar nga Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe që po implementohet aktualisht nga FED invest.
Ministri Çuçi i shprehu mirënjohjen e tij Ambasadorit Ito për mbështetjen e ҫmuar që Japonia i ka ofruar Shqipërisë dhe shprehu dëshirën për të zgjeruar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe për të mësuar më tepër mbi eksperiencën Japoneze në fushën e promovimit të agro-biznesit.