Ambasadori Ito takon Zëvendës Kryeministrin Erion Braҫe

2019/2/14

Më datë 13 shkurt, Ambasadori i Japonisë, Sh.T.Z.  Makoto Ito zhvilloi një takim kortezie me Zëvendës Kryeministrin e sapoemëruar, Sh.T.Z Erion Braҫe.
Gjatë takimit, ata biseduan mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe mes vendeve tona, si dhe mbi mundësitë e shumanshme të bashkëpunimit në të ardhmen. Zëvendës Kryeministri Braҫe shprehu interesin e tij në mundësitë e rritjes së investimeve të kompanive Japoneze në Shqipëri, dhe të dy palët ranë dakort mbi vazhdimin e bashkëpunimit të dypalësh.