Prezantim mbi Japoninë në Universitetin e Tiranës

2019/2/9

Më datë 8 shkurt, znj. Mahmudije Dina, pjesëmarrëse në “Programin MIRAI 2018” bëri një prezantim mbi Japoninë dhe eksperiencën e tij në Japoni, në ambjentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, pranë Univeristetit të Tiranës.

“Programi MIRAI 2018” u financua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë dhe implementua në fund të tetorit të kaluar nga Ambasada e Japonisë në Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO).

Ambasadori i Japonisë, Shkëlqesia e Tij, z. Makoto Ito, ishte gjithashtu i ftuar në këtë aktivitet, ku mbajti një fjalim të shkurtër mbi diplomacinë Japoneze dhe mbi situatën aktuale të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë.

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, z. Artur Sula, shprehu dëshirën për të forcuar në të ardhmen, bashkëpunimin midis Ambasadës Japoneze dhe Universitetit të Gjuhëve të Huaja.

Përfaqësuesi i RYCOs, z. Kreshnik Loka, gjithashtu shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me Qeverinë Japoneze edhe përgjatë këtij viti.