Takim me ish-studentët e bursës MEXT të qeverisë japoneze

2019/2/9

Në datën 7 shkurt, u organizua një takim me ish-studentët që kanë fituar bursat e përvitshëme MEXT, nga qeveria japoneze, në sallën e konferencave, në ambientet e Ambasadës së Japonisë në Tiranë.

Ambasadori Ito mori fjalën gjatë aktivitetit dhe foli mbi situatën aktuale të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë, kryesisht në fushën politike, ekonomike, kulturore dhe arsimore.

Ai u shprehu të ftuarve dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe mes Japonisë dhe Shqipërisë dhe u kërkoi mbështetje dhe bashkëpunim për aktivitetet e ndryshme që zhvillon Ambasada.

Në këtë aktivitet ishin rreth 8 pjesëmarrës, të cilët falënderuan Ambasadorin Ito dhe biseduan e shkëmbyen mendime në mënyrë aktive dhe të frytshme.