Ambasadori Ito takon Ministren e re të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Besa Shahini
2019/2/5

Më datë 5 shkurt, Ambasadori i Japonisë, Sh.T.Z. Makoto Ito zhvilloi një takim kortezie me Ministren e re të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Sh.T.Z. Besa Shahini.
Gjatë takimit, Ambasadori Ito bisedoi me Ministren Shahini mbi bashkëpunimin e shumanshëm midis dy vendeve si dhe mbi mundësinë e rritjes së shkëmbimeve dhe vizitave të zyrtarëve të lartë në fushën akademike dhe arsimore. Ai gjithashtu shprehu dëshirën për të forcuar kontributin Japonez në fushat e arsimit, sportit dhe kërkimit.