Ambasadori Ito viziton zyrat qendrore të FED invest

2019/2/4
Më datë 1 shkurt, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri ShTZ Makoto Ito zhvilloi një vizitë në zyrat qendrore të FED invest dhe mori pjesë në pritjen që u organizua nga ekipi i projektit të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) me rastin e Vitit të Ri dhe zgjedhjen e znj. Zana Konini si Kryetare të Këshilli Drejtues të FED invest, si dhe emërimin e z. Perlat Sulaj në pozicionin e Administratorit të FED invest.
 
(Nga e majta në të djathtë z. Sokol KONOMI, Koordinator Teknik i JICA-s për Shqipërinë; z. Perlat Sulaj, Administrator i FED invest; znj. Hiroko TANAKA, Këshilltare kryesore për projektin “Përfshirje financiare e ekonomive dhe fermave familjare në Shqipëri”; Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, ShTZ Makoto ITO; znj. Zana KONINI, Kryetare e Këshillit Drejtues të FED invest; z. Ilir HALILAJ zëvendës ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; znj. Merita CANI, Drejtoreshë e Departamentit të Menaxhimit të Projekteve të FED invest)
 
 
Ambasadori Ito vizitoi gjithashtu zyrën rajonale të FED invest.
 
 
Ambasadori Ito mbajti një fjalim të shkurtër gjatë pritjes.