Ambasadori Ito takon Ministren e re të Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku
2019/2/1

Më datë 1 shkurt, Ambasadori Ito zhvilloi një takim kortezie në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku u takua me ministrien e re, znj. Belinda Balluku.
Gjatë takimit, Ambasadori Ito i foli ministres Balluku mbi bashkëpunimin e shumanshëm midis dy vendeve si dhe mbi ndihmën ekonomike që Japonia i ka ofruar Shqipërisë. Ata gjithashtu shprehën dëshirën për të forcuar më tej bashkëpunimin në të ardhmen, mes Japonisë dhe Shqipërisë.