Z. Rasim Gjoka viziton Ambasadën e Japonisë

2019/2/1

Më datë 31 janar, z. Rasim Gjoka, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shqiptar "Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi Mosmarrëveshjeve" zhvilloi një vizitë në ambientet e Ambasadës së Japonisë dhe u takua me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. Makoto Ito.

Gjatë takimit z. Gjoka i foli Ambasadorit Ito mbi historikun, objektivat dhe aktivitetet kryesore të fondacionit që ai drejton. Nga ana tjetër Ambasadori Ito foli mbi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen midis Ambasadës së Japonisë dhe Fondacionit.