Ceremonia e firmosjes së “Projektit për krijimin e një Laboratori të Gjuhës Japoneze në Universitetin Politeknik të Tiranës” në kuadrin e “Skemës së Ndihmave me Grante për Organizatat dhe Projektet Kulturore” për vitin 2018
2019/1/29

Më datë 28 janar 2019, Ambasadori i Japonisë, Shkëlqesia e Tij z. Makoto Ito mori pjesë në ceremoninë e firmosjes së “Projekti për Krijimin e një Laboratori të Gjuhës Japoneze në Universitetin Politeknik të Tiranës” në kuadrin e “Skemës së Ndihmave me Grante për Organizatat dhe Projektet Kulturore”, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Gjatë ceremonisë së firmosjes, Ambasadori Ito dhe Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Andrea Maliqari, firmosën kontratën e grantit.

Falë këtij projekti Ambasada e Japonisë do të dhurojë shumën prej 42,119 Eurosh, për krijimin e një Laboratori të Gjuhës Japoneze në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Gjatë ceremonisë, Rektori Maliqari shprehu mirënjohjen e tij për popullin dhe Ambasadën e Japonisë, ndërsa Ambasadori Ito shprehu deshirën e tij që më shumë studentë të mësojnë jo vetëm mbi gjuhën e kulturën Japoneze, por edhe mbi shkencën dhe teknologjinë, të cilat janë fusha ku Japonia është një lider botëror.
