Ambasadori Ito organizon darkë pune me bashkëpunëtorë shqiptar të cilët kanë lidhje të ngushta me Japoninë

2019/1/26
   

Më datë 23 janar, Ambasadori i Japonisë z. Makoto Ito organizoi një darkë pune me rastin e vizitës zyrtare në Shqipëri të z. Jun Saito, Ambasadori i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë për Çështjet Evropiane.

Në këtë event ishin të ftuar z. Avni Ponari, Konsulli i Përgjithshëm i Nderit i Japonisë në Shqipëri; profesori Bujar Dida, Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Japoni; z. Genti Beqiri, Këshilltar në Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë; Asoc. Prof. Zydi Teqja, Kryetari i rrjetit të shoqatës së ish-studentëve Alumni, të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA); dhe z. Sokol Konomi, Kordinatori Teknik i JICA-s për Shqipërinë.

Ata biseduan mbi politikën, ekonominë, bujqësinë, kulturën dhe turizmin shqiptar.