Organizohet tryeza e rrumbullakët “Një shtysë e re drejt konsolidimit të partneritetit Japoni- Shqipëri”
Më datë 17 Janar, znj. Rikela Fusha, pjesëmarrëse në Programin MIRAI 2019 organizoi tryezën e rrumbullakët “Një shtysë e re drejt konsolidimit të partneritetit Japoni- Shqipëri” në ambjentet e Akademisë Shqiptare të Shkencave.
Mbi 30 persona morën pjesë në këtë aktivitet, mes të cilve përfaqësues nga fusha akademike, politike , ekonomike, biznesi, kultura, arsimi dhe Shoqata jo Qeveritare. Ata diskutuan në mënyrë aktive dhe të frytshme mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Ambasadori i Japonisë, Shkëlqesia e Tij, z. Makoto Ito, mori gjithashtu fjalën gjatë aktiviteti dhe foli mbi situatën aktuale të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë dhe mbi mundësinë për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme.