Redaktori për Marrëdhëniet Diplomatike i gazetës “Albanian Daily News” viziton Ambasadën e Japonisë

2019/1/8

Më datë 7 janar, Redaktori për Marrëdhëniet Diplomatike i gazetës “Albanian Daily News”, z. Genc Mlloja zhvilloi një vizitë në ambientet e Ambasadës së Japonisë, dhe u takua me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. Makoto Ito.
Z. Mlloja i tregoi Ambasadorit Ito mbi përvojën e tij në Japoni, gjatë Dhjetorit të kaluar, duke u shprehur se kishte mbetur shumë i entuziazmuar dhe i kënaqur nga vizita, e cila i dha mundësinë të njihej me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Japoneze, të vizitonte një shkollë fillore si dhe të inspektonte sistemin e kanalizimeve në periferi të Tokios. Z. Mlloja pati gjithashtu mundësinë të vizitonte qytetet historike të Kiotos e Hiroshimas.