Ambasadori Ito takon Ambasadorin e Shqipërisë në Japoni

2018/12/28

Më datë 26 dhjetor, Ambasadori Ito zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Japoni, z.Gjergj Teneqexhiu për të biseduar mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe midis Japonisë dhe Shqipërisë.
Në kuadër të këtij takimi, dy Ambasadorët gjithashtu diskutuan dhe shkëmbyen pikëpamje mbi mundësi të ndryshme për të bashkëpunuar në të ardhmen, si dhe mbi mundësitë e rritjes së shkëmbimeve mes dy vendeve.