Kryetari i rrjetit të shoqatës së ish-studentëve Alumni të JICA-s viziton Ambasadën e Japonisë

2018/12/20

Më datë 20 dhjetor, Kryetari i rrjetit të shoqatës së ish-studentëve Alumni të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA),  asoc. prof. Zydi Teqja i cili është gjithashtu profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës zhvilloi një vizitë kortezie në ambientet e Ambasadës së Japonisë, ku u takua me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Z. Makoto Ito.

Ambasadori Ito i shprehu z. Teqja dëshirën për të mbështetur në mënyrë aktive rrjetin e shoqatës së ish-studentëve Alumni në aktivitete të shumta. Ambasadori shprehu gjithashtu dëshirën e tij për një bashkëpunim dypalësh midis Ambasadës së Japonisë dhe rrjetit të shoqatës së ish-studentëve Alumni për promovimin e kulturës dhe teknologjisë Japoneze në Shqipëri.