Ambasadori i Japonisë mban një leksion të hapur për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës

2018/12/18
Më datë 14 dhjetor, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri z. Makoto Ito mbajti një leksion të hapur për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës. Pak minuta përpara fillimit të leksionit, Ambasadori Ito zhvilloi një takim me Rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, z. Andrea Maliqari.

 
Gjatë leksionit të hapur Ambasadori Ito, foli mbi diplomacinë Japoneze pas Luftës së Dytë botërore e deri më sot si dhe mbi rolin e Japonisë në arenën ndërkombëtare. 

  
Në këtë leksion morën pjesë rreth 100 profesorë e studentë, të cilët diskutuan me Ambasadorin Ito me entuziazëm mbi temën, duke i drejtuar atij edhe pyetje të shumta.


Pas leksionit, studentët i drejtuan Ambasadorit Ito pyetje të shumta mbi marrëdhëniet dypalëshe mes Japonisë dhe Shqipërisë, duke shfaqur interes veçanërisht mbi politikën dhe ekonominë Japoneze si dhe mbi mundësitë që shteti Japonez u ofron studentëve shqiptar për të studiuar në Japoni.

 
Në fund, Ambasadori Ito vizitoi klasën e cila do të pajiset nga ana e Ambasadës së Japonisë me të gjitha pajisjet e nevojshme për t’u shndërruar në një Laborator të Gjuhës Japoneze.