Z. Klajdi Ballanca pjesëmarrës në Programin MIRAI 2019 flet mbi përvojën e tij në Japoni. Ambasadori i Japonisë mban një leksion të hapur për studentët e Universitetit Epoka

2018/12/14
Më datë 12 Dhjetor, z. Klajdi Ballanca pjesëmarrës në Programin MIRAI 2019 bëri një prezantim mbi eksperiencën e tij në Japoni për studentët e Universitetit Epoka. Gjatë prezantimit ishin të pranishëm gjithashtu Ambasadori i Japonisë në Shqipëri z. Makoto Ito si dhe Dekani i Fakultetit të Ligjeve dhe Shkencave Sociale të Universitetit Epoka, Asc. Prof. Dr. Lisen Bashkurti.
 
 
Ambasadori Ito, mbajti gjithashtu një leksion të hapur për studentët e Universitetit Epoka mbi diplomacinë Japoneze pas Luftës së Dytë botërore e deri më sot si dhe foli mbi rolin e Japonisë në arenën ndërkombëtare. 

 
Në këtë leksion morën pjesë rreth 50 profesorë e studentë të Universitetit Epoka, të cilët diskutuan me entusiazëm mbi temën.

 

Pas leksionit, studentët gjithashtu shfaqën interes për të vizituar Japonië dhe mbi Programin Mirai, duke i drejtuar pyetje z. Ballanca mbi eksperiencën e tij me këtë program.