Z. Martin Biba viziton Ambasadën e Japonisë

2018/12/12

Më datë 11 dhjetor, z. Martin Biba, Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes zhvilloi një vizitë në ambientet e Ambasadës së Japonisë dhe u takua me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Z. Makoto Ito.
Gjatë takimit z. Biba i foli Ambasadorit Ito mbi përgjegjësitë dhe aktivitetet e Federatës së Mundjes. Nga ana tjetër Ambasadori Ito foli mbi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen midis Ambasadës së Japonisë dhe Federatës së Mundjes, kryesisht në kuadër të Lojrave Olimpike “Tokyo 2020”.