Ambasada e Japonisë organizon pritjen me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij Perandorit të Japonisë
2018/12/7
Më datë 4 dhjetor, Ambasadori Ito së bashku me bashkëshorten, organizuan në ambientet e hotelit “Plaza”në Tiranë një pritje me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij Perandorit të Japonisë.
Në pritje ishin të pranishëm rreth 400 persona dhe personalitete nga jeta publike duke përfshirë edhe Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë z. Gramoz Ruҫi, Zëvendës Kryetaren e Parlamentit Znj. Vasilika Hysi si dhe Ministrin e Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko.
Në fjalën e tij, Ambasadori Ito përmendi disa ngjarje kyҫ të këtij viti që nxjerrin në pah forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis vendeve tona, duke përfshirë vizitën zyrtare në Japoni të Shkëlqesisë së tij Z. Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, vizitën në Shqipëri të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Japoni, si dhe vizitat e disa delegacioneve të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në Tiranë.
Gjithashtu Ambasadori Ito përmendi lanҫimin e “Iniciativës për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor” dhe hapat e ndërmarra nga qeveria Japoneze për materializimin e kësaj iniciative, aktivitet kulturore japoneze, si dhe kurse të gjuhës dhe kulturës japoneze që organizohen në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Gjatë pritjes, të ftuarit mundën të shijojnë sake, oriz dhe uiski të sjellë posaҫërisht nga Japonia si dhe aspekte të ndryshme të kulturës Japoneze.

Kryetari i Parlamentit z. Gramoz Ruҫi me Ambasadorin Makoto Ito dhe bashkëshorten

Bisedë midis Kryetarit të Parlamentit z. Gramoz Ruҫi me Ambasadorin Makoto Ito dhe bashkëshorten

Atmosfera gjatë pritjes