Mundësi punësimi në Ambasadën e Japonisë në Shqipëri: Mazhordom dhe Punëtore shtëpie
2019/2/25
Ambasada e Japonisë po kërkon punonjës të aftë.
Vendi i punës:
Rezidenca e Ambasadorit të Japonisë në Tiranë
Data e fillimit të punës:
E pa përcaktuar ende. (Midis fund prilli dhe majit, 2019)
Vendet e lira:
Mazhordom dhe Punëtore shtëpie - 2 (dy) vende
Paga:
Do të vendoset në varësi të përvojës dhe aftësive. Kandidati i suksesshëm do të gëzojë kushtet e punësimit në përputhje me ligjin shqiptar/japonez, duke përfshirë edhe regjistrimin ne skemën e sigurimeve shëndetësore e shoqërore.
Periudha e pritshme e punës:
E papërcaktuar. Do t’i nënshtrohet periudhës së provës gjatë 3-mujorit të parë të punësimit.
1. Detyrat
Detyrat kryesore do të jenë si më poshtë:
- Mirëmbajtja e rezidencës së Ambasadorit (Pastrimi, Lavanderia dhe Hekurosja, etj.).
- Të ndihmojë gjatë drekave, darkave dhe pritjeve zyrtare në rezidencë.
- Menaxhimi i produkteve ushqimore, pajisjeve të kuzhinës dhe mallrave të ndryshme.
- Detyra të tjera të caktuara nga Ambasada.
2. Kriteret
Kandidati i suksesshëm duhet të zotërojë aftësitë dhe cilësitë kyçe të mëposhtme:
Për të aplikuar për pozicionin, ju lutemi sillni dorazi (ose me postë) një letër interesi së bashku me CV tuaj në gjuhën angleze, si dhe kopjen e diplomës suaj të fundit në adresën e mëposhtëme deri më 1 prill 2019.
Të gjitha dokumentet duhet të mbyllen në një zarf me mbishkrimin "Aplikim për Punë" të shkruar në pjesën e përparme në ngjyrë të kuqe.
Do të merren në konsideratë edhe kopje të çertifikatave të aftësisë gjuhësore (TOEIC, IELTS etj.).
-Adresa-
Rruga e Kavajës, Nd50, H1, Kodi postar 1023, Tiranë, Shqipëri
ose
-Kutia postare-
P. O. Kutia 1744, Kodi postar 1016, Tiranë, Shqipëri
4. Përzgjedhja
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Ambasada.
CV dhe dokumentet e tjera të dërguara në Ambasadë nuk janë të kthyeshme.
Kandidatët e përzgjedhur do t'i nënshtrohen një interviste e cila do të zhvillohet në Ambasadën e Japonisë.

- Të zotërojnë rrjedhshëm gjuhën Angleze dhe Shqipe. Të ketë përvojë pune në ndonjë mjedis anglishtfolës është gjithashtu e dëshirueshme.
- Kandidatët që kanë aftësi në gjuhën japoneze do të vlerësohen (kjo jo e detyrueshme).
- Preferohet të ketë aftësi të përgjithshme të përdorimit të kompjuterit (p.sh. Microsoft Office, etj).
- Përvojë të mëparshme pune në fusha si ajo e shërbimit do të vlerësohet shumë. (p.sh Hotel, Restorant apo Kompani pastrimi, etj.)
- Të ketë shtetësi shqiptare ose leje qëndrimi të përhershëm në Shqipëri.