Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan çmimet për gazetarët më të mire
2018/11/17

Më datë 16 nëntor, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizoi ceremoninë e ndarjes së ҫmimeve për gazetarët më të mirë, në bashkëpunim me Japan Tobacco International (JTI).
Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri z. Makoto Ito dhe përfaqësues të Japan Tobacco International morën pjesë në këtë ngjarje dhe ndanë ҫmimet për nëntë gazetarët fitues.