Ceremonia e Dorëzimit në kuadër të projektit “Ndihma me Grante për Organizatat dhe Projektet e Sigurisë Njerëzore” për vitin 2017 për "Pajisjen me mjete/makineri për Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe efektive në kosto dhe kohë komunitetit të Tiranës"
2018/11/8
Më datë 7 nëntor 2018 u zhvillua në ambientet e Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, Ceremonia e Dorëzimit të pajisjeve në kuadër të projektit për "Pajisjen me mjete/makineri për Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit për ofrimin e shërbime cilësore, dhe efektive në kosto dhe kohë komunitetit të Tiranës".


Përmes këtij projekti, u siguruan për Parkun e Madh të Tiranës një kamion i ri për transportimin e mbeturinave si dhe 50 kazanë të rinj për mbledhjen e mbeturinave.


Gjatë ceremonisë, u demonstrua procesi i mbledhjes së koshave të rinj.

Bashkia e Tiranës punon shumë për përmirësimin e gjelbërimit dhe mjedisit. Ambasadori Ito së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës mori pjesë në një aktivitet për mbjelljen e pemëve të reja, gjatë të cilit ai mbolli një Acer Japonicum.
