Ambasadori Ito viziton Universitetin Polis dhe ndjek një leksionin të Profesor Shunji Omura, Pedagog në Universitetin e Arteve Musashino
2018/11/1

Më datë 31 tetor, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri z. Makoto Ito zhvilloi një vizitë në Universitetin Polis dhe u takua me rektorin e këtij universiteti Prof. Dr. Besnik Aliaj. Ambasadori Ito dhe Prof. Dr. Aliaj biseduan dhe shkëmbyen mendime mbi një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen. Nga ana e tij, Prof. Dr. Aliaj i foli Ambasadorit Ito mbi Universitetin Polis vaçanërisht mbi edukimin dhe hulumtimin në fushat e arkitekturës dhe inxhinierisë.



Më datë 31 tetor, Profesor Shuni Omura, pedagog në Departamentin e Dizajnit Industrial, Dizajnit të Brendshëm dhe Artizanatit, në Universitetin e Arteve Musashino mbajti një leksion mbi prodhimin e xhamit dhe dizajnin artizanal. Ambasadori Ito dhe më shumë se 200 studentë nga ky universitet morën pjesë në këtë leksion.