Zhvillohet në Tiranë një aktivitet “cosplay”
2018/10/31
Më datë 27 tetor, u zhvillua në Tiranë një aktivitet “cosplay” i cili u organizua nga grupe adhuruesish të “cosplay” dhe të filmave vizatimorë “anime” . Rreth 70 persona ishin të pranishëm në këtë ngjarje, ndërkohë që gjithashtu morën pjesë Ambasadori i Japonisë në Shqipëri z. Makoto Ito dhe pjesëtarë nga stafi i Ambasadës. Ambasadori Ito ndau gjithashtu disa ҫmime gjatë eventit për fituesit e konkurimeve të ndryshme “cosplay”.




