Një grup të rinjsh nga Ballkani Perëndimor vizitojnë Japoninë

2018/10/27


Në kuadrin e një bashkëpunimi me Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO), Qeveria Japoneze ka vendosur të ftojë për një vizitë në Japoni 17 të rinj dhe të reja nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më datë 25 Tetor, 4 të rinj dhe të reja nga Shqipëria dhe Kosova që do të marrin pjesë në projektin e sipërpërmendur, vizituan zyrat e Ambasadës së Japonisë dhe zhvilluan një takim me Ambasadorin Ito, i cili u uroji atyre një vizitë të sukseshme në Japoni si dhe suksese të mëtejshme si lider të rinj në vendet e tyre.