Dr. Blendi Barolli viziton Ambasadën e Japonisë
2018/10/25

Më datë 24 tetor, Dr. Blendi Barolli, profesor në Universitetin e Menaxhimit të Niigata-s zhvilloi një vizitë kortezie në ambientet e Ambasadës së Japonisë. Dr. Barolli u takua me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Z. Makoto Ito, me të cilin bisedoi mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën akademike. Dr. Barolli është duke zhvilluar aktualisht një vizitë në Shqipëri për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në qytetin e Shkodrës.