“Tri gra dhe Misugi” një vepër e shkruar nga shkrimtari japonez Yasushi Inoue vjen në Tiranë (Titulli Origjinal “Hunting Gun”)
2018/10/19


Më datë 18 Tetor u shfaq në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, premiera e dramës ”Tri gra dhe Misugi”, një dramatizim i novelës së famshme “Hunting Gun” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue. Ambasadori i Japonisë në Shqipëri z. Makoto Ito mori pjesë në këtë premierë.
Kjo pjesë teatrale u pëlqye mjaft nga publiku i cili kishte mbushur sallën e teatrit me këtë rast, ndërkohë që shumica e spektatorëve e njihnin që më parë këtë vepër falë përkthimit të realizuar nga znj. Helena Kadare.