Ambasadori Ito viziton Tropojën

2018/10/19
   

Më datë 12 dhe 13 Tetor, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, z. Makoto Ito i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zhvilluan një vizitë në Tropojë në mënyrë që të marrin pjesë në ceremoninë e inagurimit të Shkollës “Matosh Uka” në Fierzë, e cila është rikonstruktuar pjesërisht përmes një donacioni të Qeverisë Japoneze.

Ambasadori dhe Znj. Ito morën pjesë gjithashtu në një ceremoni të veҫantë në të cilën Kryetari i Bashkisë së Tropojës, z. Besnik Dushaj i akordoi titullin “Qytetar Nderi” z. Avni Ponari, Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Japonisë në Shqipëri.

Gjatë këtyre dy ditëve, Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta zhvilloi gjithashtu një vizitë zyrtare në Tropojë dhe mori pjesë në të dyja këto ceremoni. Ambasadori Ito pati kështu mundësinë të bisedojë me Presidentin Meta mbi marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë si dhe mbi ҫështje të tjera, gjatë një darke të organizuar nga Presidenti.