Inaugurimi i Dojo-s së re të “Aikido Albania”
2018/10/2
Të shtunën, më 29 shtator, u përurua Dojo i ri i “Aikido Albania”, me praninë e Ambasadorit të Japonisë në Shqipëri, Shkëlqesisë së Tij, z. Makoto Ito. Z. Ito vlerësoi përpjekjet e Znj. Gentina Susaj për hapjen e Dojo-s të ri duke prezantuar dhe promovuar artin marcial japonez të Aikidos dhe si shenjë mirënjohjeje i dhuroi çertifikatën e mirënjohjes. Mbi 70 mysafirë shijuan momente demonstrimi të Aikidos.




