Koncert me flaut japonez

2018/9/12
Më datë 8 Shtator, Ambasada e Japonisë organizoi një koncert “Shakuhachi” (flaut që prodhohet prej drurit të bambusë), në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, në sallën UNESCO pranë këtij muzeu.
Muzikanti i ri i “Shakuhachi-t”,  z. Yosuke Irie luajti muzikë tradicionale e moderne si dhe pjesë origjinale të krijuara prej tij.
Një audience prej rreth 100 personash pati kënaqeësinë të shijonte tingujt dhe meloditë e “Shakuhachi-t”.