Takimi me Drejtorin Ekzekutiv të AIDA-s

2018/8/3

Më datë 3 Gusht, Ambasadori i Japonisë  z. Makoto Ito priti në një takim pranë zyrave të Ambasadës, Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), z. Sokol Nano. Ata diskutuan mbi mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Japonisë në të ardhmen.
Z. Nano, Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, tha se do të donte të bashkëpunonte ngushtësisht me Ambasadën e Japonisë  për të rritur numrin e investimeve të huaja nga Japonia. Ambasadori Ito, nga ana e tij, gjithashtu shprehu dëshirën për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë me AIDA-n.