Violinistja Japoneze performon në koncertin e muzikës klasike në Tiranë
2018/7/18


17 korrik – Në hollin e Muzeut Historik Kombëtar u mbajt koncerti i muzikës klasike, ku pjesë e tij ishte violinistja nga Japonia Znjsh. Samika Honda, violinçelisti nga Shqipëria Z. Vlorent Xhafa dhe violinistja Franceze Znj. Angele Pateau. Koncerti u ndoq nga më shume se 60 artdashës, të cilët shijuan performanca të shkëlqyera nga Bach dhe Elgar. Pas koncertit Ambasadori Ito shtroi një darkë për artistët, me të cilët diskutoi edhe mundësitë për bashkëpunime kulturore në të ardhmen.