Ambasada e Japonisë organizon një ceremoni në nderim të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Japoni, z. Bujar Dida
2018/6/26
Më datë 21 qershor Ambasadori i Japonisë në Shqipëri z. Makoto Ito organizoi një ceremoni të veçantë në nderim të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Japoni, profesorit Bujar Dida, të cilit iu dha Dekorata " The Order of the Rising Sun, Gold and Silver Star".
Në ceremoni morën pjesë zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme z.Etjen Xhafaj, rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës z.Andrea Maliqari, ish-presidenti Rexhep Meidani si dhe 80 të ftuar e personalitete të tjera.
Ambasadori Ito gjithashtu mbajti një fjalim ku falënderoi z. Dida për kontributin dhe përpjekjet e tij gjatë viteve për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe mes Japonisë dhe Shqipërisë.