Intervista e Ambasadorit Ito për TV

2018/6/21
Më datë 14 qershor, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri z. Makoto Ito, së bashku me bashkëshorten znj. Ito, pritën në rezidencën e tyre një ekip televiziv nga TV, për të zhvilluar një intervistë.
Gjatë intervistës Ambasadori Ito dhe bashkëshortja ju përgjigjën pyetjeve mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Japonisë dhe Shqipërisë, si dhe traditës kulinare Japoneze. Kjo intervistë u transmetua më pas në një program televiziv vendor.