Vizita e delegacionit të JICA-s në Shqipëri

2018/6/14
Një delegacion i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), i kryesuar nga z. Miyazaki, drejtori i Seksionit të JICA-s për Evropën, me seli në Tokio (Japoni), dhe 4 ekspertë pranë kësaj agjencie, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri nga data 11 deri më datë 12 qershor.
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, z. Makoto Ito, ka shoqëruar delegacionin e JICA-s gjatë takimeve që u organizuan në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në kuadër të këtyre takimeve, u diskutuan dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi projektet që aktualisht janë duke u implementuar me mbështetje të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, si dhe mundësi të ndryshme për të bashkëpunuar në të ardhmen. Në vijim, delegacioni i JICA-s zhvilloi takime në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si dhe në institucione të tjera për të biseduar mbi projekte të ndryshme.