Seminari i Karatesë

2018/6/4
2 qershor – Federata Shqiptare e Karatesë organizoi një seminar 2-ditor me znj. Elpida Christodoulou, Kampione e Kata dhe Kumite, 5 dan, rezidente në Greqi. Në këtë seminar kishte rreth 50 pjesëmarrës të kurseve të karatesë. Në hapjen e seminarit Ambasadori Ito mbajti fjalën e përshëndetjes, ku shprehu dëshirën e tij që të gjithë pjesëmarrësit të familjarizohen me shpirtin e arteve marciale dhe kulturës Japoneze përmes praktikimit të karatesë. Në këtë seminar morën pjesë edhe z. Bezhani, President i Komitetit Olimplik Shqipëtar dhe Drejtori i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.