Mbjellja e 20 pemëve “Sakura” në oborrin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme
2018/5/23
Më datë 22 maj, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Ditmir Bushati mbollën 20 fidanë qershie japoneze “Sakura” në oborrin e brendshëm të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, gjatë një ceremonie ku morën pjesë zyrtarë të lartë të kësaj Ministrie.
Ministri Bushati falënderoi shoqatën “Japan Sakura no Kai” për dhurimin e fidanëve të qershisë japoneze, si dhe i shprehu Ministrisë Japoneze për Punët e Jashtme mirënjohjen e tij për koordinimin dhe kontributin e saj. Nga ana e tij Ambasadori Ito vlerësoi këto pemë si një simbol i miqësisë mes dy vendeve.