Ambasadori Ito takon znj. Ines Muçostepa, Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
2018/5/22
Më datë 21 maj, Shkëlqesia e tij Z. Makoto Ito, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri priti në një takim Kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Ines Muçostepa.
Gjatë takimit, Ambasadori Ito e vuri në dijeni znj. Muçostepa mbi nivelin e tanishëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis Japonisë dhe Shqipërisë, ndërsa znj. Muçostepa nga ana e saj foli gjerësisht rreth gjendjes së sotshme të ekonomisë Shqiptare. Ambasadori Ito edhe znj. Muçostepa gjithashtu diskutuan mbi mundësinë e shtimit të investimeve japoneze në Shqipëri.