Qeveria japoneze i akordon Dekoratën “The Order of the Rising Sun, Gold and Silver Star” ish-Ambasadorit Bujar Dida
Më datë 29 Prill, Qeveria Japoneze i akordoi Dekoratën, " The Order of the Rising Sun, Gold and Silver Star", z. Bujar Dida, profesor në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Z. Bujar Dida ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Japoni, dhe si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë.
Z. Dida iu akordua Dekorata " The Order of the Rising Sun, Gold and Silver Star" për kontributin e tij në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dhe miqësore midis Japonisë dhe Shqipërisë si dhe, për përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar gjuhën japoneze në Shqipëri.
Ambasada e Japonisë në Shqipëri dëshiron të shprehë vlerësimin e saj të sinqertë ndaj z. Dida për kontributin dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe e përgëzon për dekorimin.
