Ambasadori i Japonisë takon zëvendësministrin e Financave dhe Ekonomisë z. Erjon Luçi

2018/4/30
Më datë 22 prill, Shkëlqesia e Tij Z.Makoto Ito Ambasador i Japonisë në Shqipëri, gjatë një vizite pune u takua në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë me zëvendësministrin Erjon Luçi. Gjatë takimit Ambasadori Ito pati mundësinë të bisedojë me zëvendësministrin Luçi mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Japonisë dhe Shqipërisë.