Takim me ish-studentët e bursës MEXT të qeverisë japoneze
2018/3/24

Në datën 21 mars në sallën e konferencave në ambientet e Ambasadës së Japonisë në Tiranë u organizua takimi me ish-studentët e bursës së përvitshme e mundësuar nga qeveria japoneze, MEXT.
Në këtë aktivitet ishin rreth 12 pjesëmarrës, të cilëve Ambasadori Ito i kerkoi mbështetje dhe bashkëpunim për aktivtetet e ndryshme që priten të zhvillohen nga Ambasada në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimit të botëkuptimeve mes dy kombeve.