Ceremonia e firmosjes së projektit “Grant Assistance for Grass-roots Human Security Projects” (Ndihma me Grante për Organizatat dhe Projektet e Sigurisë Njerëzore)
2018/3/24
13 Mars u zhvillua ceremonia e firmosjes së projektit “Grant Assistance for Grass-roots Human Security Projects” (Ndihma me Grante për Organizatat dhe Projektet e Sigurisë Njerëzore) nga Ambasadori Ito dhe kryebashkiaku Veliaj.
Falë këtij projekti qeveria Japoneze i dhuroi Bashkisë së Tiranës 9,720,000 Lekë për blerjen e një makine për mbledhjen e mbeturinave dhe kosha mbetjesh. Gjatë ceremonisë kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen e tij të thellë per popullin dhe qeverinë e Japonisë, ndërsa Ambasadori Ito shprehu deshirën e tij të fortë për intesifikimin e bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve më të forta mes dy vendeve.


