Pjesëmarrja e profesorëve japonezë në “Konferencën Ndërkombëtare të IT” në Universitetin Politeknik të Tiranës

2018/3/20

Më datë 16 Mars në Universitetin Politeknik të Tiranës u zhvillua konferenca ndërkombëtare e IT-së, mes pjesëmarrësve ishin edhe 30 profesorë dhe akademikë nga Japonia. Gjatë banketit të organizuar në po atë ditë pas rektorit Maliqari mbajti fjalën e mirëseardhjes edhe Ambasadori Ito. Fjalën në emër të delegacionit japonez e mbajti profesor Takizawa nga Universiteti Hosei. Në këtë ngjarje morën pjesë shumë përfaqësues të “ Fukuoka Institute of Technology”, ndër të tjerë profesor Maeda, konsulli i nderit i Shqipërisë në Kyushu dhe profesor Leonard Barolli.