Ambasadori Ito zhvillon vizitë kortezie në Ministrinë e Drejtësisë

2018/3/14

Më datë 12 mars, Ambasadori Ito zhvilloi një vizitë kortezie në Ministrinë e Drejtësisë, ku u takua me Ministren e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj.
Gjatë takimit Ministrja Gjonaj informoi Ambasadorin Ito mbi hapat e ndërmarra nga Ministria që ajo drejton për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Gjatë takimit Ambasadori Ito në fjalën e tij i vuri në dukje Ministres Gjonaj rëndësinë që ka transparenca e sistemit gjyqësor për kompanitë japoneze të cilat planifikojnë të investojnë në Shqipëri.