Ambasadori Ito merr pjesë në “Food & Drink Festival 2018”

2018/3/14
Më datë 9 mars, Ambasada e Japonisë dhe Ambasadori Makoto Ito morën pjesë në “Food & Drink Festival 2018”, një panair i ushqimit dhe pijeve i organizuar nga “Expocity Albania”. Në këtë ngjarje Ambasadori Ito informoi pjesëmarrësit mbi traditën dhe kulturën kulinare Japoneze dhe më pas Ambasada e Japonisë u ofroi pjesëmarrësve sake dhe oriz japonez.
Gjithashtu në këtë ngjarje mori pjesë dhe “Yamato Tirana Restorant”, ku Chef Roni u tregoi pjesëmarrësve se si përgatitet sushi.