Ambasadori Ito takon Deputetin Hiroshi Hase, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni - Shqipëri
2018/3/13

Më datë 27 shkurt, gjatë një vizite pune në Japoni, Ambasadori Ito u takua me deputetin e Dhomës së Përfaqësuesëve z.Hiroshi Hase, i cili është njëkohësisht edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni – Shqipëri.
Në takim mori pjesë gjithashtu edhe Ambasadori i Shqipërisë në Japoni z. Gjergj Teneqexhiu. Gjatë takimit, dy ambasadorët informuan deputetin Hase mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe diskutuan mbi mundësi të ndryshme bashkëpunimi në të ardhmen mes dy vendeve.