Ambasadori i Japonisë merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Sportistët e Vitit 2017

2018/2/21
Më datë 20 shkurt Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar organizoi një ceremoni e cila shpalli sportistët më të mirë të vitit 2017. Ambasadori Ito, i ftuari i veҫantë në këtë ceremoni, mbajti një fjalim të shkurtër, ku shprehu dëshirën për pjesëmarrjen e sa më shumë sportistëve shqiptarë  në Lojërat Olimpike Verore, që do të organizohen në Tokjo në vitin 2020. Ai gjithashtu ftoi vizitorë nga Shqipëria të marrin pjesë në këtë ngjarje.