Ambasadori i Japonisë merr pjesë në takimin e organizuar me rastin e prezantimit të Strategjisë së re të Turizmit
2018/2/19
Më datë 16 shkurt, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri z. Makoto Ito, së bashku me ambasadorët e tjerë të akredituar në Shqipëri, morën pjesë në takimin e organizuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Niko Peleshi, dhe Ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro Furxhi në kuadër të prezantimit të “Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit 2018 – 2022”.
Ministri Klosi, gjatë takimit, bëri prezantimin e strategjisë së re për promovimin e turizmit duke theksuar rëndësinë që kjo strategji i jep mbrojtjes së pasurive kulturore, mjedisit dhe promovimit të agro-turizmit.
Nga ana e tij, Ambasadori Ito u shpjegoi pjesëmarrësve mbi veprimtarinë e qeverisë japoneze në fushat e mbrojtjes mjedisore dhe promovimit të turizmit. Ai shprehu gjithashtu dëshirën për të forcuar më tej bashkëpunimin mes Ambasadës së Japonisë dhe autoriteteve shqiptare në këtë fushë.